DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Leksionet e jetës sipas Bill Gates

Shpërndaje

Ai është themeluesi i një prej kompanive të teknologjisë më të suksesshme, por edhe ai për të arritur këtu ku ndodhet tani i është dashur të kapërcejë disa zakone të këqija dhe të zbatojë disa rregulla.

Bill Gates është një gjeni mendjendritur i teknologjisë, prandaj këshillat e tij për jetën dhe se si drejtohet një biznes janë thelbësore. Më poshtë janë disa nga thëniet dhe rregullat e tij më të famshme, ligjëruar përpara studentëve të një universiteti.

 

Rregulli 1: Jeta nuk është e drejtë, duhet të mësoheni me të.

Rregulli 2: Bota nuk do të kujdeset për vlerësimin tuaj personal. Bota pret që ju të bëni diçka, përpara se të ndjeheni mirë me veten.

Rregulli 3: Ju nuk do të fitoni sapo të mbaroni shkollën, menjëherë për punën që bëni, 60.000 dollarë në vit. Ju nuk do të bëheni as menjëherë, sa të mbaroni shkollën, zëvendëspresident i firmës. Nuk do të bëheni me telefon  apo do të keni makinën tuaj. Ju do t’i fitoni me shumë mundim të gjitha këto.

Rregulli 4: Nëse mendoni se mësuesi juaj apo prindi janë të ashpër, prisni deri sa të keni një shef në punë.

Rregulli 5: Të paguheni më pak sa ju takon, nuk është në dinjitetin tuaj, gjyshërit tuaj përdornin fjalën “mundësi“ në vend të pagesës më pak se të takon.

Rregulli 6: Nëse gaboni apo futeni në telashe, nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni për gabimet, por mësoni prej tyre.

Rregulli 7: Para se të kishit lindur, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u bënë të tillë nga pagesa e faturave tuaja,rritja e edukimi juaj, si dhe duke ju dëgjuar kur thoni aq shpesh se sa “cool“ dhe të zotët jeni.

Rregulli 8: Shkolla juaj mund t’ju ketë bërë fitues apo humbës në shumë gjëra, por jeta, akoma jo. Në disa shkolla i kanë hequr fare notat që sanksionojnë dështimin, duke ju dhënë shanset deri sa ju të merrni notën kaluese. Por mos harroni, kjo që ndodh në shkollë nuk ka as ngjashmërinë më të vogël me jetën reale, që do të thotë se shanset nuk të jepen shumë herë në jetë!

Rregulli 9: Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk i ndalni dot stinët e vitit dhe vetëm shumë pak prej punëdhënësve tuaj janë të interesuar t’ju ndihmojnë për të gjetur vetveten. Prandaj gjejeni vetveten se kush jeni në kohën e duhur.

Rregulli 10: Televizioni nuk është jeta e vërtetë. Në jetën reale njerëzit nuk kanë kohë të rrinë gjatë nëpër kafene dhe restorante sepse duhet të shkojnë në punë.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *