‘’Netflix’’ merr vendimin drastik, fshin filmat e Johnny Deep
Shpërndaje

Nëse keni kërkuar këto ditë në platformën ‘’Netflix’’ filma të Johnny Deep dhe nuk i keni gjetur ato, kjo ka një shpjegim. Mediat amerikane shkruajnë se ‘’Netflix’’ ka fshirë filmat me protagonist Johnny Deep.
Përdoruesit në Shtetet e Bashkuara raportojnë me tronditje se e gjithë përmbajtja në lidhje me aktorin është fshirë nga platforma, kështu që ndjekësit e tij me zë të lartë po bëjnë thirrje për bojkot të gjigantit streaming.
Vlen të përmendet se deri më tani platforma nuk ka lëshuar një deklaratë që shpjegon arsyen e këtij vendimi, megjithatë, ata që kanë ndjekur zhvillimet nga aktori muajt e fundit, ia atribuojnë këtë ngjarje të pafat betejës së tij ligjore kundër ‘’ The Sun ‘’ dhe akuzave të fundit për abuzim fizik dhe emocional ndaj ish gruas Amber Heard.