Michelle Obama, gruaja më e admiruar në SHBA për vitin e tretë radhazi
Shpërndaje

Ish-Zonja e Parë Michelle Obama për të tretin vit radhazi është zgjedhur si gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”.
10% e amerikanëve e zgjodhën Michelle si gruan e tyre më të admiruar, e cila në radhë ndiqet nga zëvendës presidentja e zgjedhur Kamala Harris me 6 përqind.
Sondazhi i përvitshëm i Gallup e ka zanafillën që në vitin e largët 1948.
Gallup, Inc është një kompani analitike dhe këshilluese amerikane me qendër në Uashington. Themeluar nga George Gallup në 1935, kompania u bë e njohur për sondazhet e opinionit publik të kryera në të gjithë botën.