Simon Cowell përgatitet të rikthehet në audicion, por “Britain’s Got Talent” merr vendimin drastik
Shpërndaje

Audicionet e “Britain’s Got Talent” janë shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas ‘’The Sun’’, procedura për përzgjedhjen e konkurentëve është shtyrë nga 21 janari 2021 që ishte parashikuar, në një datë ende të pacaktuar, kjo për shkak të shifrave të pandemisë gjithnjë në rritje.
Një burim afër shfaqjes është shprehur: “COVID-19 po pengon xhirimet e BGT. Producentët dëshirojnë të mbajnë shikuesit të argëtuar dhe t’i bëjnë të buzëqeshin, por për shkak të sigurisë së ekipit u desh të merret një vendim i tillë”.
Megjithatë kurdo që të vendosin të xhirojnë “Britain’s Got Talent” do të ketë në mesin e jurisë tanimë edhe Simon Cowell, i cili ka munguar për një kohë të gjatë, pasi javë më parë pësoi një dëmtimserioz në shpinë në një aksident me biçikletë.