DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Archie uron festat e fundvitit në ‘podcastin’ e parë të Harry-t dhe Meghan

Shpërndaje

Në vigjilje të Vitit të Ri, Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan në një podcast të publikuar në platformën ‘’Spotify’’ falënderuan punonjësit që kanë qenë në detyrë dhe në vijë të parë me koronavirusin.

Harry dhe Meghan e prezantuan këtë episod së bashku si dhe bashkëbiseduan me yje të njohur të botës, si muzikanti Elton John, aktori dhe producenti Tyler Perry, kampionia e tenisit Naomi Osaka dhe të tjerë. Që të gjithë reflektuan mbi vitin që po e lëmë pas, si dhe shprehën urimet e tyre për Vitin e Ri.

“Pavarësisht të gjitha sfidave që jeta ua sjell, na besoni kur ju themi se dashuria fiton gjithmonë”, deklaroi Meghan. “Dashuria gjithmonë triumfon”, shtoi më tej Harry.

‘Podcasti’ i parë i çiftit mbretëror përfundoi me pjesëmarrjen befasuese të djalit 19 muajsh të çiftit, Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Me ndihmën e prindërve të tij, Archie shqiptoi për gjithë dëgjuesit: “Gëzuar Viti i Ri”.

Përveç marrëveshjes me Spotify, Harry dhe Meghan, e kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe me platformën dixhitale Netflix.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *