DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

The Weekend: 2020-ta një vit i mbrapshtë, por që më ka frymëzuar artistikisht

Shpërndaje

The Weeknd ka filluar të punojë  për albumin e tij të radhës; një album i cili referuar deklaratave të këngëtarit është i inspiruar nga pandemia dhe protestat e lëvizjes “Black Lives Matter”.

Ylli i muzikës është shprehur se ngjarjet kryesore që e kanë karakterizuar vitin 2020, e kanë bërë atë më të inspiruar dhe kreativ nga ana muzikore.

“Gjatë kësaj pandemie jam inspiruar më shumë dhe kam qenë më kreativ se kur kam qenë duke udhëtuarnë turne. Pandemia, protestat e ‘Black Lives Matter’, dhe tensionet e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, në përgjithësi e kanë krijuar një ndjenjë mirënjohjeje për ato që kam në jetë dhe raportet që kam me njerëzit e mi të afërt”, citohet të ketë thënë këngëtari kanadez.

Albumi i tij i fundit i lancuar në shkurt të vitit 2020, “After Hours”, është ndër projektet më të mira të këngëtarit edhe pse nuk u nominua për asnjë “Grammy”.

Këngëtari reagoi publikisht ndaj shpërfilljes së albumit të tij,nga organizatorët e ceremonisë kryesore të muzikës në botë, duke e postuar një mesazh në Twitter në të cilin shkruante: “Shpërblimet ‘Grammy’ vazhdojnë të jenë të korruptuara. Ju më keni borxh mua, adhuruesve dhe industrisë, transparencë”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ