DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Krishtlindjet e para si prindër të Gigi dhe Zayn

Shpërndaje

“HollywoodLife’’ shkruan se Gigi dhe Zayn nuk kanë qenë kurrë më të lumtur sesa tanimë që janë bërë prindër. Sipas medias së njohur ata tani kanë një qëllim të përbashkët dhe janë plotësisht të bashkuar. “Ata patën një Krishtlindje të mrekullueshme këtë vit dhe kjo ditë ishte kaq e veçantë sepse ata i festuan ato përmes syve të vajzës së tyre. Ata e kuptojnë që vajza e tyre nuk e dinte saktësisht se Krishtlindjet ishin ndryshe nga çdo vit tjetër, por Zayn dhe Gigi ishin të emocionuar dhe do ta shikojnë atë ditë si nostalgji të mrekullueshme kur të plaken. Janë këto momente në jetën e tyre që u tregojnë të dyve se me të vërtetë i kanë të gjitha. ” ka thënë një burim për median e njohur.

 

Zayn nuk ka ndarë asnjë foto tjetër me të voglën përveç fotos së parë pas ardhjes së saj në jetë, kur publikoi një foto të dorës së tij dhe vajzës.

Ndërkohë, s’mund të themi të njëjtën gjë për Gigi, e cila na ëmbëlson hera-herës duke publikuar foto me shoqen e saj më të re dhe më të mirë, por ende pa ia zbuluar portretin dhe emrin.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ