DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

“Wonder Woman 1984”, filmi që po thyen rekorde shikueshmërie në kohë pandemie

Shpërndaje

Edhe pse ka vetëm pak ditë që ka shfaqur premierën në ekranet botërore filmi , “Wonder Woman 1984” ka grumbulluar plot 5.5 milionë dollarë në tregun amerikan, duke i ngritur përfitimet e përgjithshme në 118 milionë dollarë.

Filmi përveçse është pëlqyer dhe ka marr komente pozitive, duket se ka thyer rekord në aspektin financiar , duke marr parasysh edhe krizën që ka shkaktuar pandemia e Covid-19 në industrinë kinematogrfaike.

Sipas ‘’Warner Bros’’, vetëm gjatë fundjavës së Krishtlindjeve, filmi ka përfituar 37 milionë dollarë nga shfaqja në kinematë amerikane dhe kanadeze që është po ashtu rekord për periudhën e pandemisë.

Pos projeksioneve kinematografike, filmi është në dispozicion edhe në platformën HBO Max.

Gal Gadot është aktorja që interpreton Diana Prince, një grua e cila jeton në heshtje midis njerëzve në jetën e viteve 1980 – një epokë ku njerëzit janë të nxitur nga ambicia për ti pasur të gjitha.

Megjithëse ka hyrë në fuqitë e saj të plota, ajo mban një profil të ulët duke kuruar objekte të lashta, dhe vetëm duke kryer veprime heroike në mënyrë të fshehtë. Por së shpejti, Diana do të duhet të grumbullojë të gjithë forcën, mençurinë dhe guximin e saj ndërsa e gjen veten duke u kundërvënë kundër Maxwell Lord dhe Cheetah, një njeri me forcë mbinjerëzore që po mundohet ta kthejë botën në kaos.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *