Ardit Gjebrea feston përvjetorin e 30-të të martesës, dedikimi emocionues
Shpërndaje

Ardit dhe Anila Gjebrea festojnë sot përvjetorin e tyre të 30-të të martesës.
Në një postimi në Instastory, ka qenë vetë moderatori dhe kantautori i njohur i cili ka treguar se si sot para 30 vitesh ka kurorëzuar dashurinë e tij me Anilën në martesë.
‘’Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave.
Anila gjithashtu e ka surprizuar moderatorin me trëndafila të bardhë, ku në mes të buqetës shihet një trëndafil blu për djalin e tyre, Jonin dhe një rozë për Anën. “Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”, ka shkruar Gjebrea.