DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Arti shqiptar në zi, shuhet në moshën 57-vjeçare Kujtim Prodani

Shpërndaje

Një humbje e madhe për artin shqiptar është ndarja nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani ditën e sotme.

57-vjeçari pak ditë më parë, vetë  bëri të ditur se ishte infektuar nga COVID-19, ku publikoi një fotografi nga spitali, ku edhe shkruante “Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe! Klinika “Shefqet Ndroqi”.

Kujtim Prodani ishte djali i artistëve të mëdhenj Agim Prodani dhe Anita Take. Kjo ikje e parakoshme e tij ka prekur zemrat e publikut që ka dashur dhe adhuruar ndër vite muzikën e tij, por edhe të kolegëve artistë.

Kantautori Prodani i ka dedikuar edhe një këngë COVID-19 me titull “Ju flet Corona”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *