DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Njihuni me anët e errëta të shenjave të horoskopit

Shpërndaje

1-Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Dashit i interesojnë vetëm idetë dhe mendimet e veta. Është një shenjë që ndonjëherë është e prirur të jetë shumë impulsive dhe mund të jetë mjaft i padurueshëm dhe detyrues për të tjerët kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve.

 

2-Demi (20 Prill – 20 maj)

Ana më negative  e Demit është të qenit materialist, apo edhe i cekët në situata të caktuara që kërkojnë më shumë thellësi mendimi dhe analize.

Një dem tërhiqet nga paraja dhe jeta luksoze dhe e ka paranë si prioritetin kryesor në jetë.

 

3-Binjakët (21 maj – 20 qershor)

Binjakët janë një shenjë super inteligjente, por ndonjëherë ato mund të jenë pak më dinake seç duhet apo duket. Arrijnë me mjeshtëri ta kthejnë situatën në favorin e tyre duke treguar kështu aftësi të mëdha manipulatore dhe diplomatike.

 

4-Gaforrja(21 qershor – 22 korrik)

Shenja e gaforres është një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit, e cila mbi të gjitha njihet për paqëndrueshmërinë dhe luhatjet ekstreme të humorit. Ka tendencën të mbimendojë apo hiperbolizojë gjërat dhe të mërzitet shumë si pasojë e kësaj. Nëse ju e lëndoni një Gaforre, atëherë bëhuni gati të prisni hakmarrjen e saj.

 

5-Luani (23 korrik – 22 Gusht)

Personalitetet e luanit shpesh kanë shumë plane dhe vizione madhështore në kokën e tyre për gjërat që ata dëshirojnë të realizojnë dhe ato mund të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer ato ëndrra në realitet. Një luan nuk i pranon asnjëherë kritikat dhe ka tendencën që të shfajësohet apo heq dorë nga përgjegjësitë. Një luan kurrë nuk mund të jetë i lumtur pa qenë në qendër të vëmendjes, çka i bën shpeshherë të mërzitshëm për familjarët apo njerëzit që i rrethojnë.

 

6-Virgjëresha (23 gusht – 22 shtator)

Virgjëresha mund të jetë një nga shenjat që gjykon më ashpër se cilido prej shenjave të tjera dhe si natyrë perfeksioniste që janë ato nuk falin kollaj. Nga ana tjetër, Virgjëresha është gjithashtu një shenjë materialiste, kësaj shenje i pëlqen shumë jeta e luksit dhe ndonjëherë edhe mund të sakrifikohet për ta pasur atë.

 

7-Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

 

Sharmante dhe e zgjuar, kjo shenjë nuk është aq pozitive sa ju mendoni. Ata kryesisht përpiqen të përdorin fuqitë e tyre për mirë, por kur dikush i kapërcen, ata mund ta kenë shumë të vështirë t’i rezistojnë tundimit për t’i goditur atëherë kur e presin më pak!

 

8-Akrepi (23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi mund të shihet gjithashtu si manipulues dhe mjaft i zjarrtë, kështu që nëse keni një grindje me ta, kini kujdes! Ata kurrë nuk harrojnë kur dikush u ka bërë padrejtësi atyre dhe ka edhe më pak të ngjarë t’ju falë. Ata mund të reagojnë shumë keq kur lëndohen, dhe shpesh kanë një temperament shumë të keq, pasi edhe hakmarrjen e shërbejnë si një pjatë të ftohtë.

 

9-Shigjetari (22 nëntor – 21 dhjetor)

Personaliteti i shigjetarit pëlqen të thotë vetëm gjithçka që është në mendjen e tyre, pavarësisht sa e hapur apo e drejtpërdrejtë mund të jetë. Dhe ndërsa disa mund ta shohin këtë ndershmëri si diçka pozitive ,për të tjerët është shumë e tepërt dhe ofenduese.

 

10-Bricjapi (22 dhjetor – 19 janar)

Pesimist apo realist skeptik? Është e vështirë ta bësh këtë ndarje tek Bricjapi, i cili  ka një mendje analitike dhe shpesh mund te tregohet arrogantë me të tjerët. Ai priret ti shohë gjërat bardhë e zi, dhe nuk përfshihet lehte në emocione.

 

11-Ujori (20 janar – 18 shkurt)

Ata mund të jenë tepër të fshehtë, emocionalisht të largët dhe të vështirë për t’u afruar. Ujorët e shohin veten e tyre si shumë të zgjuar, dhe kjo bën që ata të gjykojnë shumë shpejt njerëzit e tjerë.  Ata nuk janë dëgjues shumë të mirë, sepse realisht nuk i intereson shumë se çfarë mund të jeni duke i thënë, nëse nuk ju konsideron si njeri tepër inteligjent.

 

12-Peshqit (19 shkurt – 20 Mars)

Peshqit ndonjëherë shpërqendrohen, dhe e kanë të vështirë t’i japin një drejtim jetës së tyre. Ata kanë prirjen për të ngecur në ciklin e mendimeve negative dhe analitike saqë harrojnë ta marrin hapin për të bërë diçka apo marr një vendim.

 

 

Burimi : Higher Perspective

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *