Rutina që duhet të bëni pas festave/ Ky është çaji i duhur për të pastruar organizmin
Shpërndaje

Sezoni i pushimeve dhe festimeve të fundvitit është gjithmonë një sezon nga i cili kthemi me më shumë kilogramë pasi të gjithë e ekzagjerojmë pak me të ngrënin. Nëse ndjeheni të tejngopur dhe të lodhur nga ushqimet e bollshme, tani është koha për pak pastrim dhe detoksimim të organizmit. Çaji me xhinxher është një nga detoksikuesit bimor më të mirë, që do ju ndihmojë të largoni toksinat e tepërta nga trupi.
Përveç fuqive detoksikuese, xhinxheri është një medikament efikas edhe në rastin e dhimbjeve të artikulacioneve, dhimbjes së kokës, kollës dhe ftohjes. Mjafton të shtoni pak xhinxher të grirë tek një çaj ose në supë.
Përgatitja e çajit me xhinxher
-Priteni xhinxherin në feta të holla duke pasur parasysh që për një filxhan çaj ju duhen 4-5 feta.
-Zieni ujin për aq sa filxhanë doni, shtoni fetat e xhinxherit pasi të ketë marrë valë dhe uleni zjarrin në minimum.
-Ziejeni derisa të filloni të ndjeni aromën e xhinxherit.
-Ëmbëlsojeni sipas dëshirës suaj me pak mjaltë ose sheqer. Mund t’i shtoni edhe pak limon për të larguar shijen tipike pikante të xhinxherit.
– Mund të zgjidhni ta shërbeni të ngrohtë ose edhe të ftohtë pasi mund të lihet në frigorifer dhe të pihet në vazhdimësi për 3-4 ditë.