Unaza me më shumë se 12 mijë diamante hyn në librin e rekordeve “Guinness”
Shpërndaje

Sa diamante mund të mbajë një unazë e vetme? Kur e mendon është vërtetë e paperceptueshme, por Harshit Bansal, themeluesi i “Renani Jewels”-it në Meerut, Indi, ka vendosur rekordin botëror duke vendosur në një unazë plot 12.638 diamante duke u bërë pjesë kësisoj e librit të rekordeve “Guinness”.
Unaza, e quajtur Marigold ose “Unaza e prosperitetit” është në formën e një luleje dhe peshon 165 gramë. Ajo ka një brez rrethor të zbukuruar me mijëra diamante natyrore 38.08 karat.
Bansali tha se u frymëzua për herë të parë për të thyer rekordin për një unazë të mbushur me diamante më 2018, ndërsa studionte mbi dizenjimin e bizhuterive.
Bansali tha se ai tashmë kishte kthyer kërkesat nga blerësit që kishin bërë ofertat e para.
“Ne nuk kemi plane për ta shitur unazën. Është një çështje krenarie për ne. Marigold ka një vlerë të paçmuar ”.