DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit, ”beteja” për fëmijët dhe pasurinë

Shpërndaje

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë një pasuri prej 2.2 miliardë dollarësh. Një nga pikëpyetjet më të mëdha që është shtruar në media pas zërave të tyre për divorc është fakti se me kë do të qendrojnë fëmijët dhe se si do të bëhet ndarja e pasurive. Një nga pasuritë e patundshme më të lakuara edhe në media është vila 60 milionë dollarëshe në Calabasas të Hidden Hills. Vila u ble nga ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe reperi në vitin 2014-ën.

Mediat amerikane shkruajnë֝ se Kim ka angazhuar avokaten e famshme Laura Wasser për të nisur procedurat për procesin. “Kim dëshiron që divorci të finalizohet sa më shpejt. Bisedimet për një marrëveshje janë duke vazhduar. Kim po përpiqet që Kanye t’ja kthejë shtëpinë e Calabasas, sepse aty po qëndrojnë fëmijët.”, është shprehur një burim për ‘’Page Six.’’

Zërat për një ndarje pasojnë një vit të vështirë për çiftin ku ata u panë duke biseduar të tensionuar pasi Kanye akuzoi Kimin për përpjekjen për ta shtruar atë në një spital psikiatrik, dhe tha se ai donte të divorcohej nga ajo në një seri postimesh të trazuara në Twitter.

Kim Kardashian dhe Kanye West drejt divorcit, ''beteja'' për fëmijët dhe pasurinë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ