DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

3 libra për vetëzhvillimin që duhet ti lexoni gjatë 2021-it

Shpërndaje

Ju nuk keni pse të lexoni një mal me libra çdo vit që të bëni një ndryshim të vërtetë dhe të rëndësishëm në jetën tuaj. Por sigurisht ndërsa lexoni libra për vetëzhvillimin duhet të keni parasysh se nuk është leximi ai që ju bën të suksesshëm në jetë, por aplikimi i asaj që lexoni.

Këta janë 3 nga librat më të njohur në fushën e vetëzhvillimit që duhet ti lexoni këtë vit:

‘’The Success Principles’’ nga Jack Canfield

Ky libër është një libër me udhëzues praktikë dhe ju ndihmon të përcaktoni qëllime, shprehi, para, sukses, etj. Libri flet gjithashtu për suksesin në kohën dixhitale dhe mënyrën se si mund të përdorni fuqinë e teknologjisë për të arritur sukses.

‘’Big Magic’’ nga Elizabeth Gilbert

Duke u bazuar në historitë e saj personale dhe nga artistë të tjerë në histori, Elizabeth Gillbert shpjegon se si frika është pjesë natyrale e procesit kreativ dhe i nxit të gjithë të ndjekin karrierën kreative me kurajo. Flet për kreativitetin si diçka magjike dhe thotë se duhet të jemi te guximshëm dhe ta hapim zemrën ndaj tij.

Nëse jeni të përfshirë në një mënyrë ose tjetrën në një karrierë kreative, atëherë ky libër meriton një vend në raftin tuaj.

‘’13 Things Mentally Strong People Don’t Do ‘’nga Amy Morin

Mendimi pozitiv është i mbivlerësuar dhe nganjëherë mashtrues.

Amy Morin, një psikoterapiste, e mësoi këtë kur humbi njerëzit më të rëndësishëm në jetën e saj, njëri pas tjetrit. Ndërsa reflektonte për gjërat gjatë periudhës më të errët të jetës së saj, Amy kuptoi se të qenit optimiste nuk ishte mënyra më e mirë për të përballuar pikëllimin. Në librin e saj, ajo argumenton që të bëhesh i fortë mendërisht duhet të përqendrohesh në heqjen dorë nga zakonet e këqija.

“Të jesh i fortë mendërisht nuk do të thotë të dukeni si të fortë. Nuk duhet të silleni si robot ose të duket se keni një pamje të jashtme të ashpër kur jeni i fortë mendërisht. Ka të bëjë me të vepruarit sipas vlerave tuaja.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ