7 dobitë e lëngut të karrotës
Shpërndaje

I pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera, lëngu i karrotës përmban vlera të jashtëzakonshme.
Këto vitamina ndikojnë pozitivisht në organizmin tonë dhe kanë një sërë dobish:
Forcon imunitetin
Nëse pini një gotë me lëng karrote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do të forcohet. Lëngu i karrotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacionet.
Ul kolesterolin
Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin.
Përmirëson oreksin
Nëse konsumoni një gotë me lëng karrote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse dhe do të rrisni oreksin.
Përmirëson shikimin
Lëngu i karrotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës të cilat mbrojnë sytë.
Përmirëson shëndetin e zemrës
Karrotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut
Lufton plakjen e parakohshme
Beta karotenoidët ulin degjenerimin e qelizave dhe ngadalësojnë procesin e plakjes. Ato rrisin sasinë e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj elasticitetin e duhur dhe duke zbutur të gjitha shenjat e moshës siç janë rrudhat.
Ju ndihmon të flini më mirë
Lëngu i karrotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë.