7- vjeçarja Elizabeth Norman, fëmija i parë që ka dërguar një objekt në Hënë
Shpërndaje

7- vjeçarja Elizabeth Norman është fëmija i parë që ka dërguar një objekt në Hënë. Vogëlushja nga Leicester vendosi të ndërtonte raketën e saj pasi pa uljen e Nasa’s Perseverance Rover në muajin mars të vitit të kaluar.
Në janar, ajo nisi të ndërtonte një model kartoni të raketës Vulcan Centaur, i cili do të lëshohet në Hënë.
Ekspertët amerikanë i ofruan asaj një vend në bordin e kapsulës së parë hënore, e cila do të përmbajë artikuj që konsiderohen me fat. Ajo ka zgjedhur që të dërgojë një “sticker” që mban emrin e saj në rrjete sociale.