Papa Françesku në kopertinën e “Vanity Fair” me një mesazh shprese për një 2021 më të mirë
Shpërndaje

“Vanity Fair” ia ka kushtuar kopertinën hapëse për vitin 2021 Papa Françeskut me mesazhin e dashurisë dhe shpresës: “Të gjithë jemi në të njëjtën varkë, duhet të bëhemi një familje e madhe njerëzore”.
“Ky është mesazhi i Papa Françesku, për t’u përballur me 2021-shin me dashuri dhe shpresë”, lexohet në kopertinën e revistës.
“Ne patëm një ëndërr, në ‘’Vanity Fair’’, për fundin e vitit 2020: të fillojmë vitin e ri me një mesazh nga Papa Françesku, t’i besojmë detyrën e hapjes së vitit 2021 me besim në një të nesërme më të mirë”, shkruan në editorialin e tij drejtori i revistës Simone Marchetti.
Kjo është hera e dytë për Papa Françeskun që shfaqet në kopertinën e revistës së njohur të kulturës, bukurisë dhe modës.
Në korrik 2013, pas udhëtimit të Papës në Lampedusa, revista e shpalli atë “njeriun e vitit”.