DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Elon Musk i rrëmben fronin Jeff Bezos, nga sot njeriu më i pasur në botë

Shpërndaje

Elon Musk është sot njeriu më i pasur në botë. Sipas “Bloomberg”  rritja e aksioneve të “Tesla” në bursë bëri që 49-vjeçar, i cili gjithashtu drejton “SpaceX”, të kalonte sot në mëngjes përpara Jeff Bezos, kreut të “Amazon”.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2017 që  Jeff Bezos renditet si njeriu i dytë më i pasur në botë.

Ndërsa aksionet e Tesla-s u shumëzuan me më shumë se shtatë në vitin 2020 dhe po përparojnë ende në Wall Street, pasuria e inxhinierit me origjinë nga Afrika e Jugut, arriti në 188,5 miliardë dollarë menjëherë pas hapjes së seancës, duke tejkaluar atë të Jeff Bezos me 1,5 miliardë.

Elon  Musk është gjithashtu  pronari i kompanisë prodhuese të automjeteve elektrike të nivelit të lartë, “Tesla”.

 

Burimi: BBC

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ