DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Bleona Qereti, artistja e parë shqiptare e cila mori vaksinën kundër Covid-19

Shpërndaje

Bleona Qereti është artistja e parë shqiptare e cila ka marrë vaksinën e Covid-19. Këngëtarja e cila prej më shumë se një dekade jeton në Los Angeles, publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej me uniformën e një infermiereje, e ndërsa në mbishkrimin e saj tregoi se sapo kishte bërë vaksinën kundër Covid-19, duke treguar madje edhe fletë-lëshimin e lëshuar pas marrjes së vaksinës nga autoritetet shëndetësore amerikane.

Ajo u ka rekomanduar dhe bërë thirjje edhe fansave dhe ndjekësve të saj në Instagram që të mos ngurojnë ta bëjnë vaksinën.

“Sapo jam vaksinuar dhe i rekomandoj  me bindje kujtdo që është në gjendje të marrë vaksinë COVID -19 që ta marr atë. Është koha për të dalë në krye të virusit dhe për ta mposhtur atë një herë e përgjithmonë. PS: Kjo fotografi është nga filmi që kam xhiruar muajin e kaluar – nuk ka dalë akoma, por desha të tregojë mirënjohjen time për punëtorët e frontit të parë – heronjtë tanë të vërtetë!’’ – shkruan ndër të tjera Bleona në Instagram.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B L E O N A (@bleona)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *