Hapësirat e gjelbërta ju ndihmojnë të përballeni me ankthin e shkaktuar nga Covid-19
Shpërndaje

Kërkimet e kryera nga Fondacioni i Shëndetit Mendor kanë zbuluar se 62% e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kanë deklaruar se kalimi i kohës në hapësira të gjelbërta i ka ndihmuar të përballen me ankthin e shkaktuar nga Covid-19.
Edhe nëse distanca e përshkruar apo koha që i kushtohej shëtitjes nuk ishin të mëdha si minutazh, eksplorimi i hapësirave të gjelbërta ka pasur një ndikim pozitiv në mirëqenien mendore të tyre.
Fondacioni i Shëndetit Mendor udhëzon që të realizohen sa më shumë shëtitje në natyrë në këmbë ose edhe me biçikletë. Gjithashtu thuhet se kultivimi i perimeve vetë apo mbjellja e luleve ndihmojnë në zbutjen dhe kontrollin e stresit dhe gjendjes së ankthit.