DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

ABBA-t, surpriza e madhe e Sanremo 2021?

Shpërndaje

Sanremo 2021 do të zhvillohet në datat 2-6 mars të këtij viti, ku në garë do të jenë 26 këngëtarë të mëdhenj dhe tetë artistë të rinj. Prezantimi edhe këtë vit i është besuar Amadeus-it së bashku me Fiorello-n. Mediat italiane shkruajnë se një nga surprizat e këtij edicioni mund të jetë ngjitja në skenë e grupit të njohur suedez të muzikës pop, ABBA.

Pas “Ricchi e Poveri”, i konsideruar si ABBA italian, mund të jetë radha e kuartetit të famshëm suedez, që me hite si “Mamma mia” dhe “Waterloo”, ka shitur 400 milionë disqe në të gjithë botën për tu ngjitur në skenën e Ariston në mars.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ