Kamala Harris shkëlqen në kopertinën e VOGUE, zëvendëspresidentja e popullit flet për Amerikën e Re
Shpërndaje

Kamala Harris, zëvendëspresidentja e SHBA ka pozuar për kopertinën e revistës ‘’Vogue America’’ për edicionin e fillimit të vitit. Harris e cila ka hyrë në histori si zëvendëspresidentja e parë grua, që në moshë të re ishte e rrethuar nga të rritur që ishin pjesë e politikës. Siç duket kjo do të ishte edhe një ndër arsyet që më pas do të ndikonte në atë që do të behej më pas rrugëtimi i saj në politikë.
I ati i saj Donald Harris një profesor ekonomie në Universitetin Stanford, dhe e ëma Shiamala Gopalan një kërkuese shkencore dhe njëkohësisht një aktiviste për të drejtat e njeriut u takuan teksa ishin studentë të sapodiplomuar dhe pjesë e lëvizjes për të drejtat civile në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley.
E vetëdijshme që është duke shkruar historinë, Harris e njeh peshën e të qenit vazhdimisht e para, ndërsa premton të mos jetë e fundit grua në atë detyrë dhe kjo është pjesë edhe e apelit të saj për shoqërinë. “Zëvendëspresidentja Harris tashmë ka qenë ‘e para’ shumë herë në karrierën e saj,” thotë Michelle Obama. “Ajo është një grua që e di se çfarë po bën. Kjo nuk ka të bëjë me përpjekjen për ti kënaqur të gjithë ose për t’u provuar njerëzve të caktuar që ajo është mjaftueshëm e aftë për detyrën. Kamala Harris nuk do të ishte aty ku është sot nëse e lë këtë gjë të bëhet përcaktuese për të. ”
View this post on Instagram