Rutina e Jessica Alba-s për një peshë e trup perfekt
Shpërndaje

Edhe pse në televizion duket sikur ka një peshë ideale e trup perfekt, Jessica Alba e pranon se ka pasur periudha të ndryshme kur ajo ka pasur disa kilogramë plus , por që ia ka dal t’i normalizojë duke ndjekur rutinën e një ushqyerje të shëndetshme kombinuar me një stërvitje të lehtë.
Kjo është rutina me të cilën ajo humbi 5 kilogramë dhe vazhdon ta mbajë trupin në formë çdo ditë :
Smoothie për mëngjes
Duke bërë një smoothie të pasur dhe të shëndetshëm në mëngjes, ju do të mbushni trupin tuaj me lëndë ushqyese të pasura, do t’i jepni energji të mjaftueshme për të filluar ditën dhe të duroni pa uri deri në drekë.
Bëni smoothie të gjelbër me pluhur proteinash, avokado, fara chia, spinaq dhe qumësht bajameje dhe do të shihni se si organizmi dhe i gjithë trupi do të ndryshojnë.
Përpara drekës ajo remomandon edhe konsumimin e frutave të thata sipas dëshirës sa për të thyer urinë.
Dreka dhe darka
Respektoni “katërshen” e rëndësishme. Përpiquni që në pjatën tuaj të ketë katër gjëra: proteina, yndyra të shëndetshme, fibra dhe zarzavate.
Në kombinim, kjo pjatë do të rregullojë rreth 8 hormone urie dhe do të ekuilibrojë nivelet e sheqerit në gjak.
Aktivitetet fizike
Sa i përket ushtrimeve, ajo thotë se nuk ka aktivitet më të mirë se ecja apo vrapi në natyrë
Aktivitetin në natyrë dhe ajër të pastër ajo e kombinon edhe me rutinën e palestrës 2 ose 3 herë në javë.