‘Eurovision’ merr vendimin/ Çfarë duhet të bëj një artist nëse nuk lejohet të udhëtojë për shkak të Covid-19
Shpërndaje

‘’Eurovision 2020’’ do të zhvillohet në 22 maj të këtij viti dhe do të transmetohet në BBC One.
Që nga shtatori i vitit të kaluar i gjithë ekipi që qëndron pas Eurovision kanë vlerësuar mundësitë e tyre sesi ta realizojnë kompeticionin e muzikës europiane pa e dëmtuar përmbajtjen dhe profesionalizmin e tij.
Ekipi organizues i spektaklit ka shpjeguar në faqen e tyre të internetit se biletat për shfaqjen 2020 do të jenë akoma të vlefshme këtë vit. Sidoqoftë, është e paqartë nëse do të ketë audiencë, në përputhje me kufizimet e COVID-19.
E veçanta e këtij viti është se nëse ndonjë nga këngëtarët nuk mund të jetë prezent për shkak të COVID-19, ai do të lejohet të dërgojë një version të regjistruar të performancës së tij.
Kjo gjë ka hapur polemika dhe është cilësuar e padrejtë nga disa media apo shtete sepse të këndosh drejtpërdrejt është shumë më e vështirë, por organizatorët kanë theksuar se ka udhëzime të rrepta që artistët duhet të ndjekin, të cilat përfshijnë “regjistrimi do të bëhet në kohë reale (siç do të ishte në konkurs ) pa bërë asnjë redaktim në vokal ose ndonjë pjesë të performancës pas regjistrimit”.