DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

Greta Thunberg do të jetë imazhi i pullave postare suedeze

Shpërndaje

Aktivistja adoleshente për çështjet e mjedisit Greta Thunberg është zgjedhur të shfaqet në një pullë postare suedeze, që do të dalë në shitje të enjten.

“Pulla është pjesë e një serie të titulluar “Natyrë e Vlefshme”, që përqendrohet te mjedisi dhe qëllimet mjedisore të vendosura nga parlamenti suedez”, tha kompania e shërbimeve postare PostNord.

18-vjeçarja në vitet e fundit është bërë një nga zërat më të fuqishëm për mbrojtjen  e planetit dhe ndryshimet klimaterike.

“Projektimet duhet të pasqyrojnë kohën tonë, ku çështja mjedisore është theksuar për vite të tëra me rradhë përmes zërit të fortë të Greta Thunberg”, tha Stina Olofsdotter i “PostNord Stamps” në një deklaratë.

 

Greta Thunberg do të jetë imazhi i pullave postare suedeze 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *