Pas rreth 8 vitesh në ndërtim, del në shitje shtëpija më e madhe në botë
Shpërndaje

Pas rreth 8 vitesh në ndërtim, shtëpia më e madhe në botë është gati për tu shitur.
Rezidenca gjigante 105,000 metra katrorë, në lagjen e Los Angeles të Bel-Air, është nxjerrë në shitje me një çmim prej 340 milion dollarë.
Rezidenca për të cilën kanë punuar rreth 600 punëtorë për ta ndërtuar është gjithashtu edhe prona më e kushtueshme në historinë amerikane.
Ndërtesa e quajtur ‘The One’ përmban 21 dhoma gjumi dhe 42 tualete
Fotografitë e reja të paraqitura në Architectual Diges japin një pamje në shtëpinë e përfunduar së fundmi, e cila ishte projektuar nga arkitekti Paul McLean dhe zbukuruar nga projektuesi i brendshëm Kathryn Rotondi.
Pjesa më tërheqëse e pronës është pamja e saj 360 gradë, që shtrihet deri në Oqeanin Paqësor në perëndim dhe Malet San Gabriel në lindje.