Me look-un si Madonna , Dua Lipa pozon për kopertinën e revistës ‘’Vogue’’
Shpërndaje

Dua Lipa do të shfaqet në kopertinën e ‘’Vogue’’ për shkurtin 2021. Ka qenë vetë këngëtarja shqiptare me famë botërore që e ka zbuluar këtë detaj ndërsa ka publikuar foto nga prapaskenat e realizimit të fotosesionit për revistën prestigjioze.
Dua ka postuar në Twitter dy foto në të cilat shihet e shtrirë në divan duke pozuar. Ajo që bie në sy është edhe stili i flokëve që më së shumti të kujton stilin e Madonës.
“Vajza e shkurtit @britishvogue prapa skenave të një prej fotografive të mia të dashura !!Merrni kopjen tuaj për të mësuar të vërtetat”, ka shkruar Dua.
February girl @BritishVogue 💛 behind the scenes of one of my fave shots!! Get your copy to get the real goodies ✨ https://t.co/aiFLkwV70x pic.twitter.com/la4IDmjczU
— DUA LIPA (@DUALIPA) January 12, 2021