DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Vitamina që bën mrekulli mbi fytyrën tuaj

Shpërndaje

E keni pyetur veten ndonjëherë se cila është vitamina që bën mrekulli mbi fytyrën tuaj ?

Me siguri që po. Vitamina C është e aftë të ndryshojë strukturën, pamjen dhe shëndetin e lëkurës suaj! E pasur me antioksidantë, ajo ndihmon në prodhimin e kolagjenit, zvogëlon ndjeshëm puçrrat pasi ka veti anti-inflamatore dhe vonon shfaqjen e rrudhave. Kjo vitaminë depërton thellë në lëkurë dhe vepron për të neutralizuar radikalet e lira që janë toksike për qelizat e lëkurës. Në të njëjtën kohë, ajo promovon sintezën e re të kolagjenit. Dhe rezultatet janë të dukshme! Lëkura ka një strukturë të përmirësuar dhe është e butë.

Këshillë: Zgjidhini produket e bukurisë që përmbajnë vitaminë C.

Sa vitaminë C mund të përdorni? : Varet nga lloji i lëkurës suaj. Ju mund të përdorni 5% rreth zonës së ndjeshme të syve. 10% për lëkurë të thatë ose të ndjeshme. 15% për të gjitha llojet e lëkurës. 20% mund të përdoren kryesisht nga burrat.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *