DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Fashion

Rikthehen shfaqjet e modës, por sipas një protokolli të caktuar

Shpërndaje

2020 ishte një vit i vështirë edhe për industrinë e modës, ku eventet e zakonshme dhe pompoze të modës u zëvendësuan nga shfaqjet dixhitale në platformat e rrjeteve sociale.

Pas një sezoni shumë të heshtur të shfaqjeve të modës në shtator, organizatorët kanë njoftuar se eventet e radhës do të zhvillohen me një numër të vogël audience.

Sipas WWD , Fédération de la Haute Couture et de la Mode (organizata që drejton eventet e modës) shtëpitë e modës kanë të drejtë të zhvillojnë sfilata fizike, ku përveç stafit mund të jenë të pranishëm edhe një numër fare i limituar njerëzish.

“Udhëzimet nga selia e policisë së Parisit përcaktojnë që të mos ketë pjesëmarrje publike, qoftë për shfaqje mode apo ndonjë ngjarje tjetër”, tha Pascal Morand, presidenti ekzekutiv i Fédération de la Haute Couture et de la Mode.

Xhirimet do të lejohen të zhvillohen, duke nënkuptuar që shfaqjet e pasarelave do të vazhdojnë të të transmetohen drejtpërdrejt në rrjete sociale për publikun dhe audiencën e gjerë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ