Kjo foto e rrallë tregon se Mretëresha Elisabeth është gjithmonë e para që bën vaksinat
Shpërndaje

Kjo fotografi e publikuar nga ‘’Vanity Fair’’ i përket vitit 1957 dhe është shembulli më i qartë se Mbretëresha Elizabeth është gjithmonë e para që bën vaksinat.
Fotografia e bërë më shumë se 50 vjet më parë tregon Elisabeth me dy fëmijët Anne dhe Charles teksa iu nënshtruan injektimit të vaksinës së Poliomelitit. Fëmijët në atë kohë ishin 8 dhe 6 vjeç dhe botërisht nisi fushata e vaksinimit ndaj kësaj sëmundjeje. Sot, e bëjnë të gjithë fëmijët, të ndarë në disa doza.
Elizabeth bëri vaksinën anti-Covid me bashkëshortin pak kohë më parë dhe lajmin e nxori pallati mbretëror në shenjë sensibilizimi ndaj skeptikëve.