Surprizon Anwar Hadid, shfaqet në fotografi duke bërë shqiponjën
Shpërndaje

Ky fillim viti e ka gjetur Dua Lipën duke shijuar pushimet së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Anwar Hadid, në Meksikë.
Dua dhe familjarët e saj duket se janë duke u argëtuar dhe këtë e kanë treguar vazhdimisht me anë të postimeve të tyre në rrjetet sociale.
Së fundmi edhe babai i Dua, Dukagjin Lipa ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foto nga udhëtimi, ku në mesin e shumë shkrepjeve bie në sy edhe fotografia me të dashurin e Duas.
Madje në njërin nga imazhet, Anwar shfaqet duke bërë shqiponjën që tashmë është simboli i gjithë shqiptarëve.
Ai e ka dëshmuar disa herë se ka mësuar shumë gjëra për shqiptarët prej partneres së tij, madje para dy viteve udhëtoi edhe drejt Kosovës.
View this post on Instagram