Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të këndojnë në inaugurimin e Biden
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur Lady Gaga është zgjedhur të interpretojë Himnin Kombëtar të SHBA-së gjatë ceremonisë së betimit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, javën e ardhshme në Uashington.
Lajmi u bë i ditur nga komiteti përurues, i cili ndër të tjera sqaroi se një nga artistet që do të interpretojë gjatë ceremonisë së betimit do të jetë edhe Jennifer Lopez.
Gaga dhe Lopez ishin në mesin e shumë artistëve amerikanë që ishin në mbështetje të plotë të duos presidenciale Biden-Harris gjatë zgjedhjeve të përgjithshme.
Po ashtu komiteti përurues njofton se Andrea Hall, një zjarrfikëse në karrierë nga Fulton County, Georgia, do të drejtojë Betimin e Besnikërisë dhe Amanda Gorman, fituesja e parë e “Poeti Kombëtar i Rinisë” do të recitojë një poezi.
Ndryshe nga vitet e tjera ngjarja pritet të ketë pak pjesëmarrës për shkak të pandemisë COVID-19 dhe masave të distancimit social.
Burimi :Nytimes.com