DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pakënaqësitë e një jete moderne, Ermal Meta lancon këngën e re

Shpërndaje

Ermal Meta, ka publikuar këngën e tij më të re “No Satisfaction”. Kënga është një himn për vështirësitë e botës moderne dhe mënyrën se si njerëzit janë të pakënaqur sot, përkundër kushteve dhe situatave të ndryshme sociale.

Muzika dhe teksti mbajnë autorësinë e vetë Ermal Metës, por kjo nuk është hera e parë që ai është autor i këngës së tij.

Meta është një ndër artistët më të pëlqyer  në muzikën italiane. Këtë vit ai ka njoftuar se do të rikthehet  në Sanremo pas dy vitesh mungesë.

Kujtojmë këtu se në edicionin e vitit 2018 ai rrëmbeu çmimin e parë së bashku me Fabrizio Moro me këngën ‘’Non mi avete fatto niente’’, ndërsa disa muaj më vonë në garën e Eurovision, Ermali dhe Moro arritën vendin e pestë. Ndërkaq albumi i ri i Ermalit do të publikohet në pranverën e 2021.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *