DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Vetitë e jashtëzakonshme të konsumit të kosit

Shpërndaje

I pasur me kalcium, vitamina B, vitaminë D dhe shumë lëndë të tjera ushqyese, kosi është një nga produktet me përfitime të mëdha në shëndetin e njeriut.

Studimet thonë që ngrënia e kosit dhe fibrave ndikon në uljen e  rrezikut të kancerit të mushkërive. Ata zbuluan se burrat dhe gratë që hanin kos çdo ditë, kishin një rrezik 19% më të ulët të kancerit të mushkërive. Gjithashtu kishin 17% më pak të ngjarë të zhvillonin kancer.

Nëse doni një jetë më të shëndetshme, duhet ta bëni kosin pjesë të menusë suaj ditore.

Kosi është një nga produktet më të mira të qumështit, është i lehtë, i tretshëm dhe rregullues të stomakut.

Nëse ndiheni më stomak të fryrë konsumimi i kosit i shoqëruar me pak bukë redukton ngarkesat dhe fryrjet e tepërta.

Specialistët e dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve të tjera të virusit. Ai mund të shoqërohet me vitamina C, si fruta apo limon.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *