DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Ky është qyteti me stilin më të shëndetshëm të jetesës

Shpërndaje

Amsterdami është qyteti me stilin më të shëndetshëm të jetesës. Ky nuk është një fakt për tu habitur pasi, Holanda është vendi i pestë më i lumtur në botë. Indeksi i stilit të shëndetshëm të jetesës merr në konsideratë parametra të tilla siç janë: jetëgjatësia, nivelet e mbipeshës apo edhe numri i aktiviteteve me natyrë sportive.

Amsterdami zhvillon më shumë se 400 aktivitete rekreative në natyrë si dhe është ndër qytetet më pak të ndotura në Europë, i famshëm për biçikletat e tij dhe kanalet piktoreske.

Sidnei renditet i dyti ndër qytetet që promovojnë mënyrën më të shëndetshme të jetesës, me 2 636 orë rreze dielli në vit, mbi 1 000 orë më shumë se Berlini, Dublini dhe Gjeneva.

Këto të dhëna kanë dalë prej raportit të kompanisë ”Lenstore” bazuar në një ndërthurje midis të dhënave: 10 parametra për 44 qytete në botë.

 

Parametrat:

  1. Nivelet e mbipeshës
  2. Jetëgjatësia
  3. Orët e dritës së diellit
  4. Cilësia e ajrit dhe ujit
  5. Niveli i lumturisë
  6. Kostoja e një shisheje uji
  7. Java mesatare e punës
  8. Aktivitetet në natyrë
  9. Numri i restoranteve
  10. Anëtarësimet në palestër

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ