DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

‘’E hëna blu’’ mit apo fakt ? Ja pse konsiderohet si dita më e trishtueshme e vitit

Shpërndaje

E hëna e tretë e janarit quhet “E hëna blu” dhe konsiderohet si dita më e trishtuar e vitit.

Sipas kësaj teorie, në këtë ditë të vitit ne jemi të gjithë pa motivim dhe energji pasi ndjesia dhe gëzimi i festave është larguar, jemi pak në sfidë me paratë pasi kemi harxhuar në fundvit dhe mbi të gjitha kemi atë ndjesinë kontraversiale dhe analizuese të gjërave që bëmë mirë dhe atyre që bëmë keq gjatë vitit të kaluar.

Por, a është në të vërtetë ‘E hëna blu’ dita më e trishtuar e vitit apo thjesht një strategji marketingu?

Ky koncept u krijua fillimisht në 2005-ën, nga psikologu Cliff Arnall. Ai erdhi me një formulë që “shpjegonte” faktorët që ndikojnë në ‘’të hënën e kaltër’’. Kushtet e motit, shpenzimet për festa, niveli i ulët i motivimit apo ndjesia për të bërë diçka ndryshe thuhet se e bëjnë të hënën e tretë të vitit, ditën më të tmerrshme.

Gjithsesi, psikologë të tjerë thonë se ka një sërë arsyesh për të besuar se “E hëna blu” është e pakuptimtë.

Megjithatë ajo ka rezultuar e suksesshme si strategji marketingu. Njerëzit “kurojnë” trishtimin e këtyre 24 orëve përmes daljes në restorante, trajtimeve të bukurisë apo blerjes së rrobave të reja.

“E hëna blu”, e pakuptimtë ose jo të paktën nxjerr në pah një problem si vetmia dhe i bën njerëzit të flasin me zë të lartë për depresionin.’’ – shkruan ‘’The Independent’’. Çfarë ka rëndësi është të ndërveproni me të tjerët, qoftë edhe duke i ofruar një filxhan kafeje gjatë pushimit në punë. Nëse përballuam 2020-ën, “dita më e tmerrshme e vitit” është thjesht një e hënë e zakonshme.

 

Burimi: The Independent

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *