Rrëfimi i Princ William: Ja cili është fëmija më mistrec i shtëpisë
Shpërndaje

Duke u bazuar në sjelljet e saj në publik dhe tipin çapkën, të gjithë do të mendonit se princesha Charlotte është më mistrecja e familjes mbretërore, por në fakt nuk qënka kështu.
Në një intervistë së fundmi, princi William nuk i ka shmangur disa përgjigje për fëmijët e tij.
“Njëri është më mistrec se tjetri”- tregoi William gjatë intervistës.
Duke qenë se është më i vogli, princit Louis ia kishim ‘mirëkuptuar’ rrëmujën, mirëpo duket se princi George është një rrëmujaxhi i vogël.
Lëre pastaj princeshën Charlotte, e cila është e njëjta si në publik, ashtu edhe në shtëpi. Shpesh ajo është fotografuar duke përqeshur paparacët, pasi siç duket nuk e pëlqen të jetë nën dritën e prozhektorëve.