Kalendari javor/ Teatri Kombëtar vazhdon shfaqjet online për publikun
Shpërndaje

Teatrit Kombëtar, edhe pse në kushtet e pandemisë po përpiqet të jetë afër publikut të tij artëdashës. Shfaqjet do të vazhdojnë të ndiqen vetëm online në kanalin zyrtar të TK në Facebook.
Këtë të premte më datën 22 janar në orën 18-00 publiku do të mund të ndjekë live në facebook projektin “Poezi dhe prozë nga autorë shqiptarë dhe të huaj”. Këto materiale do të vijnë të interpretuara nga trupa e aktorëve të teatrit.
Ditën e shtunë më datë 23 janar ora 18-00 do të transmetohet vepra “Opera për 3 groshë. Ky projekt i vënë në skenë në vitin 2016 vjen e interpretuar nga disa prej emrave më të njohur të “TK” si Alfred Trebicka, Arben Derhemi, Olta Gixhari, Eva Alikaj Rajmonda Bulku, Erjona Kakeli etj.
Kurse ditën e diel më datë 24 janar në orën 18-00 për publikun do të vij një tjetër sukses i repertorit të “TK” ndër vite. “Zonja e bujtinës” është vepër e cila është e shkruar në shek e XVIII nga autori Carlo Goldoni.