DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Lady Gaga kundër racizmit: Komuniteti afrikano-amerikan përfaqëson më të mirën e kombit tonë

Shpërndaje

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga është një nga zërat më të fuqishëm kundër racizmit. Së fundmi ylli i muzikës ka mbajtur një fjalim për drejtësinë racore ndërsa pranoi çmimin “Higher Ground Award”, në ceremoninë virtuale të së shtunës “Beloved Community”.

“Higher Ground Award” është një çmim që ndahet nga organizata jofitimprurëse “The King Center” në Atlanta, e cila u themelua në vitin 1968 nga Coretta Scott King, për nderë të Dr Martin Luther King Jr.

“Ngjyra e lëkurës sime nuk më ka humbur në këtë periudhë kohore shumë të radikalizuar. Unë jam e vetëdijshme se para jush vij si Stefani Germanotta, emri me të cilin kam lindur dhe si Lady Gaga, një grua e bardhë e famshme e cila e gëzon një famë të madhe.’’ – u shpreh ajo.

Pasi ia dedikoi çmimin gjithë personave me ngjyrë në Amerikë, Gaga iu drejtua të bardhëve me fjalët: “Jetët e zezakëve kanë rëndësi në këtë vend. Të qenit person i komunitetit afrikano-amerikan ka rëndësi. Të gjithë ju që i takoni racës së bardhë, u them se ky komunitet e përfaqëson më të mirën e kombit tonë, dhe besoj që ne kemi përgjegjësi ta pranojmë të vërtetën për historinë e shtetit tonë, ta pranojnë se dallimet racore dhe privilegjet e të qenit i bardhë janë jo të shëndetshme për shoqërinë, t’i ndërrojmë sjelljet karshi personave me ngjyrë dhe të kontribuojmë në një botë ku liria është e vërtetë për të gjithë. ‘’ – u shpreh më tej ylli i muzikës.

Mes të tjerash, Lady Gaga e konfirmoi lajmin se do ta interpretojë himnin kombëtar të Amerikës, në inaugurimin e Joe Bidenit president të mërkurën më 20 janar.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *