Në prag të stafetës së pushtetit/ Melania Trump: Të isha Zonja e Parë ishte nderi më i madh i jetës sime
Shpërndaje

Në një mesazh video për kombin amerikan Melania Trump deklaroi se roli i saj si Zonjë e Parë e SHBA-së ishte nderi më i madh i jetës së saj.
Melanie bëri thirrje për kujdes dhe pjekuri për të mbrojtur më të dobëtit, ndërsa bota vazhdon të jetë nën kërcënimin e pandemisë së koronavirusit.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbështetje për iniciativën “Bëhu më i miri” që ajo e nisi gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë “për të siguruar që ne amerikanët të bëjmë gjithçka që mundemi për t’u kujdesur për brezin e ardhshëm”.