DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

“Bëje zërin të dëgjohet”,- Dua Lipa i bashkohet thirrjes për pjesëmarrje në zgjedhje

Shpërndaje

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme parlamentare më 14 shkurt. Në mes të një fushate të vështirë,  diktuar kjo edhe nga kushtet e pandemisë, nuk kanë qenë të paktë artistët që kanë bërë thirrje për votim. Së fundmi edhe këngëtarja me famë botërore Dua Lipa u ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e 14 Shkurtit me anë të një postimi në Instagram.

“Bëje zërin të dëgjohet”,- Dua Lipa i bashkohet thirrjes për pjesëmarrje në zgjedhje 1“Bëj që zëri yt të dëgjohet. Mund të votoni prej kudo që jeni”, thuhet në postim. Ndërkohë, edhe babai i saj Dukagjin Lipa bëri thirrje një ditë më parë për pjesëmarrje masive në votime. “Të qenit larg shtëpisë sonë nuk na ndalon të përdorim zërat tanë dhe të formojmë të ardhmen e vendit tonë. Unë votova dhe kështu mund të bëni dhe ju.” – shkroi Dukagjin Lipa.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *