DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Star Talent

Romeo Beckham në kopertinën e revistës prestigjioze “L’Uomo Vogue”

Shpërndaje

Pas Brooklyn Bleckham, i cili deklaroi pak kohë më parë se po konsideronte seriozisht një karrierë të mundshme në industrinë e modës, edhe djali i dytë i Victoria dhe David Beckam  duket se pëlqen modelingun. Romeo Beckham së fundmi ka pozuar për kopertinën e revistës prestigjioze ‘’Vogue Italia’’

Brooklyn Beckham,i cili mezi pret të jetë nën dritën e prozhektorëve tashmë ka nënshkruar kontratë për t’u përfaqësuar nga Robert Ferrelli, i cili në të kaluarën ka menaxhuar karrierën e supermodeleve Kate Moss, Naomi Campbell dhe Claudia Schiffer. Besohet se nuk do të kalojë shumë kohë para se Beckham, të arrijë marrëveshje me ndonjë markë të njohur të modës si imazh i kompanisë së tyre.

David dhe Victoria Beckham janë shumë krenarë me djalin e tyre Romeo, pasi ky i fundit arriti që për herë të parë të përfshihet në kopertinën e revistës, “L’Uomo Vogue” e cila konsiderohet si ‘bibla e modës’.

Ish-anëtarja e grupit “Spice Girls”, Victoria Beckham, e ka shoqëruar ripostimin e kopertinës së revistës “Vogue” me mbishkrimin: “Krenare me ty Romeo Beckham”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Victoria Beckham dhe futbollisti i njohur britanik, David Beckham, janë prindër edhe të një djali tjetër me emrin Cruz dhe vajzës 7-vjeçare, Harper.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ