Uashington DC përmes fotografive/ Gjithçka është gati për inagurimin e Biden- Harris
Shpërndaje

Çdo gjë është gati për inagurimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ,Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes Kamala Harris, gruaja e parë në historinë e Amerikës që do të mbajë këtë pozicion. Inagurimi do të ndiqet drejtpërdrejt nga të gjitha rrjetet kryesore televizive amerikane dhe pothuajse në të gjitha vendet e botes.
Joe Biden ka vendosur që në inagurim do të marrin pjesë pak persona në mënyrë që ata të ndjehen të sigurt në kushtet e pandemisë që ka vrarë mijëra njerëz.
Inagurimi do të nisë me ceremoninë e madhe të betimit dhe në fund do të këtë një program festiv të drejtuar nga fituesi i çmimit të akademisë Tom Hanks , Eva Longoria dhe Kerry Washington. Himni Kombëtar do të këndohet nga Lady Gaga dhe Jennifer Lopez.