DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Maqedonia e Veriut zgjedh përfaqësuesin për në “Eurovision 2021’’

Shpërndaje

Këngëtari Vasil është përzgjedhur të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut në “Eurovision 2021’’

Vasil ishte zgjedhur të përfaqësonte Maqedoninë e Veriut edhe në edicionin e vjetshëm, me këngën “You”, por festivali u anulua për shkak të pandemisë. Kjo është hera e dytë e këngëtarit të njohur që do të marr pjesë në Eurovizion, pasi kujtojmë këtu se ai ka shoqëruar si zë i dytë mbështetës në vitin 2019 këngëtaren Tamara Todevskas.

“Rrallë në jetë ndodh të kesh jo një, por tri shanse për ta bërë ëndrrën realitet. Në vitin 2019 unë qëndrova me krenari pas Tamara Todevskas, në vitin 2020 ju kushtova gjithçkaje rreth ‘You’ – por Covid-19 ma preu në mes ëndrrën! Në 2021 po vendos zemrën time në duart tuaja përmes zërit tim”, tha Vasil për rikthimin e tij në “Eurovision” këtë vit.

“Asnjëherë mos ndaloni së besuari, mos u ndalni së ëndërruari dhe luftuari për atë për të cilën jetoni. Ëndrrat bëhen realitet!” – shtoi ai.

Netët gjysmëfinale të Eurovision do të mbahen më 18 dhe 20 maj te vitit te këtij viti, ndërsa finalet janë planifikuar për 22 maj.

Mali i Zi nuk do të jete pjesëmarrës i këtij edicioni te Eurosong, qe do të mbahet në qytetin holandez të Roterdamit, duke iu bashkuar kështu Bosnje -Hercegovinës, Andorrës, Luksemburgut, Sllovakisë dhe Monakos të cilat po ashtu kanë konfirmuar që nuk do të marrin pjesë.

Maqedonia e Veriut zgjedh përfaqësuesin për në “Eurovision 2021’’ 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ