Amerika Feston/ Aktori Tom Hanks : Kjo ditë ishte sinjal i një ndryshimi të madh në Amerikë
Shpërndaje

Aktori Tom Hanks ka qenë mikëpritës i “Celebrating America”, shfaqja festuese të mërkurën në mbrëmje pas inaugurimit të Joe Biden.
“Javët e fundit, vitet e fundit, ne kemi qenë dëshmitarë të përçarjeve të thella dhe një zemërimi shqetësues në vendin tonë. Por sonte ne mendojmë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Praktika e demokracisë sonë, themelet e republikës sonë, integriteti i Kushtetutës, shpresa dhe ëndrrat që ne të gjithë ndajmë për një bashkim më të përsosur”. – është shprehur plot emocione fituesi i Oscar drejtpërdrejtë nga ‘’Lincoln Memorial’’ në National Mall.
Ndër të tjera Hanks u shpreh se Dita e Përurimit ishte sigurisht një sinjal i një ndryshimi të madh në Amerikë.
“Kjo ditë ka të bëjë me dëshmimin e përhershmërisë së idealit tonë amerikan”, vazhdoi ai. Midis atyre që u bashkuan me Hanks për të folur për ngjarjen ishin Eva Longoria , Kerry Washington dhe Lin-Manuel Miranda .

In this image from video, Katy Perry performs during the Celebrating America event on Wednesday, Jan. 20, 2021, following the inauguration of Joe Biden as the 46th president of the United States. (Biden Inaugural Committee via AP)
Tim McGraw, Katy Perry , John Legend dhe shumë yje të tjerë performuan gjatë kësaj mbremje speciale gjithashtu.