Njihuni me Beau Biden, anëtarin më të vogël të familjes presidenciale
Shpërndaje

Pas ceremonisë së inaugurimi presidenti Joe Biden u shfaq në hollin e Shtëpisë së Bardhë teksa mbante një vogëlush në krahë dhe vallëzonte me të ndërsa në sfond ishte kënga ‘’Lovely Day.’’ Po kush ishte ky vogëlush që nxiti kureshtjen e mediave?
Presidenti 78-vjeçar mbante në krahë Beau Biden, nipin 8 muajsh, i cili është edhe anëtari më i vogël i familjes presidenciale.
Beau është djali i Hunter Biden dhe gruas së tij afrikano-jugore Melissa Cohen. Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në maj të vitit 2019.
Beau ka marrë emrin e djalit të ndjerë të Joe Biden dhe vëllait të Hunter, i cili ndërroi jetë nga kanceri në tru në vitin 2015, në moshën 46-vjeçare.