DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Nga Elton John tek Ed Sheeran, artistët britanikë ‘’kundra’’ Brexit

Shpërndaje

Një grup prej 110 artistësh i kanë nisur një letër qeverisë britanike ku ngrenë shqetësimin se atyre u mungojnë ftesat për të qenë të pranishëm në shfaqje televizive, apo artistike dhe kjo vjen për shkak të BREXIT.

Artistët e bëjnë këtë në një letër të botuar nga ”Times”, ku ndër të tjera thonë se Europa është bërë tashmë një zonë e ndaluar për muzikantët, ku u duhet të aplikojnë për leje apo të paguajnë tarifa shtesë.

Pas përfundimit të lëvizjes së lirë midis kontinentit dhe Britanisë së Madhe, vizat individuale duhet të merren para se të udhëtohet në ndonjë vend të BE, duke rezultuar në kosto shtesë, përfshirë lejet për 350 sterlina për instrumente muzikorë dhe pajisje të tjera, pa harruar mosmarrëveshjet dhe zvarritjet burokratike.

Letra është firmosur nga një sërë artistësh përfshirë këtu: Elton John, Ed Sheeran, Liam Gallagher, Radiohead, Bob Geldof, Queen’s Brian May, Robert Plant i ”Led Zeppelin”, Peter Gabriel etj.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *