Adele feston 10 vjetorin e albumit që i dha statusin e artistes ikonike
Shpërndaje

10 vjet pas lancimit të albumit të saj me titull ‘’21’’, këngëtarja e njohur Adele ka kujtuar ndjesitë dhe pritshmëritë që ajo kishte për karrierën e saj një dekadë më parë.
“Është çmenduri fakti sa pak më kujtohet nga kjo përvojë, dhe si ndihesha para një dekade. Por ju falënderojë të gjithëve nga brendësia e zemrës, që më keni pranuar në jetët tuaja dhe më keni lejuar të jem kolonë zanore e disa momenteve të rëndësishme për ju”, ka shkruar Adele në një reagim në Instagramin e saj.
‘’21’’ ishte albumi që e vulosi statusin e Adeles si këngëtare e dimensioneve botërore falë hiteve të tilla, si “Someone Like You” dhe “Rolling The Deep”.
Ky album kryesoi toplistat muzikore në më shumë se 30 kontinente, dhe u shndërrua në albumin më të shitur në botë për vitin 2011 dhe 2012.
“21” po ashtu vazhdon të jetë albumi i katërt më i shitur në historinë e muzikës, dhe albumi më i shitur i shekullit të 21 në Britani të Madhe.
View this post on Instagram