DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Fashion

Dior prezanton koleksionin haute couture panverë-verë 2021

Shpërndaje

Dior ka lancuar koleksionin e tij haute couture panverë-verë 2021, një koleksion i punuar me shumë dashuri dhe kreativitet nga shtëpia e modës gjatë vitit të vështirë pandemik.

Maria Grazia Chiuri ka zgjedhur të paraqes këtë herë një koleksion i cili përveç stilit dhe sensualitetit femëror, tregon raportin e njeriut me fatin.

Ndikimi emocional i izolimit të pandemisë është një arsye e fortë për krijimtarinë e këtij koleksioni. “Është një kohë e gjatë që të gjithë kemi qëndruar vetëm. Ju mendoni shumë më tepër për shumë aspekte të vetes dhe jetës suaj. Kjo është bindja ime: Ky vit na ndryshoi shumë”. – tha ajo në një lidhje direkte nga Parisi.

I gjithë koleksioni është portretizuar edhe në një video me regji të Matteo Garrone. “Ne vendosëm të filmonim një histori për këtë vajzë që hyn brenda një kështjelle. Është një labirint që përfaqëson një udhëtim të brendshëm. Kur takon secilën prej figurave (në letrat tarot), ajo duhet të marrë një vendim për jetën e saj. Dhe nga ana tjetër, ajo takon aspekte të personalitetit të saj dhe mëson të mos ketë frikë nga e ardhmja”.

 

Më poshtë ua sjellim disa nga krijimet më të bukura të këtij koleksioni:

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ